Histori PersonaleBotëTe gjitha

Nuk është doktor, por ka shpëtuar miliona jetë fëmijësh. Historia e njeriut me gjakun e bekuar


James Harrison nga Australia është njeri i veçantë. Nuk është mjek, as ndonjë filantrop, por sipas Kryqit të Kuq Australian, ka shpëtuar jetën e më shumë se dy milionë foshnja. Çdo javë, për plot 60 vite ka dhuruar gjak, por tashmë në moshën 81 vjeç dhuron për herë të fundit dhe ndihet mjaft i lënduar.  CNN dhe media të tjera të njohura në botë shkruajnë për të, duke treguar se ai mund të jetë njeri i bekuar, pasi në gjakun e tij ndodhet një anti-trup që përdoret për të prodhuar medikamentin e shpëtimit, Anti-D, që u jepet nënave shtatzëna, gjaku i të cilave ka mundësi të sjellë rrezik për fëmijën në bark.

Njerëzit në Australi i njohin si njeriu me krahun e artë, pasi në krahun e tij janë ngulur 1173 gjilpëra.  “Nëse nuk do ishte James, nuk e kisha vajzën në krah tani”, tha një baba i prekur nga mirësia e James. James Harrison nuk është i panjohur për vende të tjera të botës. Ai është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinnes dhe ka marrë nderimet më të larta, ai thotë se nuk ka nevojë për shpërblime, pasi siç shprehet vetë: Shpërblimi im është kur prindërit më vijnë të gëzuar me fëmijën në krahë, të shëndetshëm e të gjallë”.

Gjaku i Harrison ka antitrupa unikë kunder sëmundjes, që janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjes rhesus. Kjo sëmundje është një gjendje ku gjaku i një gruaje shtatzënë fillon të sulmojë qelizat e gjakut të foshnjës së palindur. Në rastet më të këqija, kjo mund të rezultojë në dëmtim të trurit, ose vdekje, për foshnjat. Gjendja zhvillohet kur një grua shtatzënë ka gjak me rhesus negativ (RhD negative) dhe foshnja në barkun e saj ka gjak rhesus-pozitiv (RhD pozitiv), i trashëguar nga babai./ Tiranapost.al E.B

Image result for James Harrison donor

Image result for James Harrison donor

Image result for James Harrison donor

Image result for James Harrison donor

Image result for James Harrison donor