• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    ‘Nuk ekziston më legjenda e viteve ’80, ku dy shkolla janë më të mirat në Tiranë’


    Shkollat në kryeqytet janë gati për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor që nis të hënën. Kryebashkiaku Veliaj sot u takua me drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në ambientet e shkollës Dhora Leka.
    Ai kërkoi nga mësuesit, por edhe prindërit që nxënësit të regjistrohen në shkollat pranë shtëpive për të shmangur mbipopullimin por edhe trafikun. Veliaj tha se tani nuk ekziston më legjenda e Tiranës së viteve ’80, ku vetëm dy shkolla janë të mira dhe që ndikonte tek prindërit që mundoheshin ti regjistronin fëmijët aty.

    “Një sfidë e fundit është ç’ështja e regjistrimeve. Legjenda e Tiranës së viteve ’80, ku vetëm dy shkolla janë të mira, nuk ekziston më. Shkollat, kur bëhet renditja, lëvizin me milimetra për performancë. Më rezulton se shkolla e Lundrës është ndër të parat. Portali ka arritur që të bëjë thuajse një barazi mes shkollave. Duhet një punë mjaft emancipuese. Prindërve duhet t’u themi: janë orë jetë njeriu që, o mund t’i kalojmë në trafik, duke shkuar te “Sami Frashëri”, ose në ato 600 orë mund të mësojmë piano, basketboll, programim ose gjuhë të huaj”.

    Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se me datë 14 shtator do nisë aksioni i pastrimit në gjithë territorin dhe ftoi stafin arsimor të kontribuojë që mjediset brenda shkollave të ruhen të pastra.

    Për sigurinë pranë shkollave, pranë çdo shkolle do të ketë një punonjës të Policisë Bashkiake apo vullnetarë, që do të ndihmojnë të vegjlit të kalojnë vijat e bardha në kryqëzim./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690