Aktualitet

Nuk e thamë kot, Jonida vërtet po bën një këngë e klip të ri. E zbuloi vetë, bashkë me ca detaje

Paparaci i Tiranapost.al zbuloi se Jonida Maliqi po rikthehej në muzikë, kur e fotografoi në një nga lokalet e Tiranës me Donald Brahon, me të cilin po përgatit klipin. Po vetë Jonida ka folur për herë të parë për “Prive”, ku ka zbuluar disa detaje nga projekti që do ta rikthejë pas tre vitesh.

[caption id="attachment_208597" align="aligncenter" width="321"](Jonida dhe Donaldi, foto nga Tiranapost.al)[/caption]

Titulli i këngës është “N`errësirë” dhe tekstin e ka shkruar Olti Curri. Këto janë detajet që zbuloi ajo dhe zakonisht detajet tregohen atëherë kur publikimi është shumë pranë.

[caption id="attachment_140453" align="aligncenter" width="579"](Olti Curri, foto nga Google)[/caption]

Jonida nuk është nga ato që bën një këngë në muaj dhe kurrë s`ka qenë. Ndaj edhe mezi i presim projektet e saj./F.H/Tiranapost.al

Lajmin ekskluziv e lexoni KËTU

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

http://www.tiranapost.al/kjo-nuk-eshte-kafe-krejt-normale-e-jonida-maliqit/