• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Nuk e luan topi, zgjedhjet do mbahen me 30 qershor. Kush guxon të dhunojë qendër votimi…


    Në fjalën që mbajti në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla iu drejtua opozitës duke i thënë se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Balla tha se nuk do i jepet mundësia Bashës për të mbajtur peng vendin, dhe se veprimet e saj vijnë nga frika e reformës në drejtësi. Balla foli edhe për kërcënimet e opozitës se do nuk do të lejojë zgjedhje me 30 qershor duke i përmendur ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat Balla theksoi se janë propozuar nga vetë demokratët.

    Ja çfarë tha Balla ndër të tjera nga Kuvendi: 

    ‘Bashës nuk do i japim mundësinë të mbajë peng vendin. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Nuk mund të negociohet data e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

    Dhuna e të shtunës së kaluar urdhërohet politikisht, kriminalisht nga Berisha dhe Basha. Të gjithë e dimë që përdorimi i bombave molotov kundër institucioneve dhe policisë së shtetit është akt terrorist. Apeli i im ndaj institucioneve të drejtësisë, prokuroi, gjykatë është që këto orvatje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë me bomba, me flakadanë duhen marrë në konsideratë si një përpjekje e dështuar, sigurisht nuk do ja arrijnë kurrë të rrëzojnë autoritete kushtetuese të zgjedhura me votë. Fakti që numri i protestuesve ulet, është një ogur i mirë që pas 30 qershorit edhe PD është mirë të risisë një histori të re. Historia e vjetër e PD mbaron me 30 qershor, Shqipëria me 30 qershor nis një histori të re edhe një jetë të re politike, nuk bën PS marrëveshje në kurriz të kushtetutës.

    Zgjedhjet bëhen me 30 qershor, kodi penal i kushtetues edhe ndryshimet në kodin penal garanton se kush guxon të tentojë të ndalojë e pengojë një zgjedhës do ndëshkohet sipas kodit penal.

    Kush guxon të dhunojë një qendër votimi sipas nenit 329 për kanosjen e kandidatëve zgjedhjeve, 331 për shkeljen të drejtës së zgjedhjes janë vepra penale të parashikuara më së miri. Është nga ata punë të mira që ke bërë bashkë me propozuesit e tu, e keni forcuar legjislacioni penal pikërisht për të mos u dëmtuar zgjedhjet. Zgjedhjet bëhen me 30 qershor, kandidatëve u uroj punë të mbarë, një ditë të bukur, 30 qershori është dita e fëmijëve”./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B