• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nuk e emëroi në krye të Akademisë së Shkencave/ Skënder Gjinushi reagon për dekretin e Metës: Është nul!


    Skënder Gjinushi reagoi lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta, për të mos dekretuar emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave.

    I pyetur nga gazetarët e Shqiptarja.com, Gjinushi është shprehur se e ka mësuar lajmin përmes medias.

    “Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul. Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhje”, mësohet të jetë shprehur Gjinushi.

    Presidenti Meta ka dekretuar refuzimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Skënder Gjinushi u zgjodh pak javë më parë si kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujtojmë se Skendër Gjinushi mori 35 vota pro dhe gjashtë kundër, dy vota u shpallën të pavlefshme. I vetmi që nuk votoi në procesin zgjedhor ishte akademiku Artan Fuga./ Tiranapost.al

    Meta refuzon emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave