• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Nuk e duan vendin në BE: E keni për politikanë shqiptarë dhe çfarë janë kapitujt 23 dhe 24 që disa i tremben


    Sigurisht do flasim hapur si europianë, tha kreu i delegacionit të Gjermanisë Josip Juratoviç në një konferencë live nga ambientet e ambasadës gjermane. Duke folur për aspiratën shqiptare për në BE, Juratoviç tha se në Shqipëri dhe në rajon jo të gjithë janë entuziastë. Juratoviç iu referua siç u shpreh vetë ai: Atyre që kanë një lloj droje përkundrejt kapitujve 23-24 ( lidhet me reformën në Drejtësi- konkretisht: Kapitulli 23: Flet për Gjyqësorin dhe të drejtat themelore, ndërsa kapitulli 24 flet për drejtësinë, lirinë dhe sigurisë). I pyetur nëse janë politikanë shqiptarë ata që nuk janë aq entuziastë, Juratoviç tha se nuk përjashton askënd.

    Ja çfarë tha konkretisht Juratoviç:

    Juratoviç: Sigurisht do flasim hapur si europianë: Duhet të themi se jo të gjithë qytetarët e BE janë entuziastë për zgjerimin e mëtejshëm. Nga ana tjetër edhe në Shqipëri apo rajon nuk janë të gjithë njësoj entuziastë për negociatat. Dhe besoj i referohem atyre që kanë një lloj ndroje përkundrejt kapitujve 23-24 ( e shpjeguar më lart). Unë gjithnjë e kam thënë në bisedat e mia që integrimi nënkupton para se gjithash ofrimin e një shansi për demokratizmin e një vendi dhe një lloj shpërblimi për vijimin e reformave dhe përmbushjen e qëllimeve të një vendi.

    E keni për politikanë shqiptarë?

    Juratoviç: Nuk përjashtoj askënd as nga politika as nga shoqëria. Ndaj mendoj që sot më rëndësi se kurrë ka reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, duhet të punohet e vijohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Çelja e bisedimeve bazohet në kapitujt përkatës për këto çështje. Këto nuk mund të shmangen, populli dhe rinia kanë nevojë për një perspektivë, unë vuaj se tepërmi kur shikoj të rinj që kërkojnë të jetojnë diku tjetër./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690