Aktualitet

Nuk e di qendrën tënde të votimit? Mësoni adresën e saktë në këtë link

Nuk e di qendrën tënde të votimit? Mësoni adresën e

Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtare të zgjedhësve që kanë të drejtën e votës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. E ndërsa datën e dimë, dikush mund të jetë në dilemë për qëndrën e votimit ku do të duhet të drejtohet për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Nisur edhe nga njoftimi i Ministrisë së Brendshme, çdo qytetar mund të gjejë ‘online’ qendrën e tij të votimit përmes linkut <Lista Perfundimtare e Zgjedhësve>

Në tre kutitë bosh, ju duhet të vendosni emrin tuaj, atësinë dhe mbiemrin, e më pas klikoni “kërko”. Të dhënat mbi qendrën tuaj të votimit do të shfaqen në fund të faqes. /Tiranapost.al/