Aktualitet

Nuk do e besoni se kush popull kërkon më shumë të jetojë në Zelandën e Re

Në Zelandën e Re, numri i amerikanëve që kanë aplikuar për shtetësi është rritur me 70 % në 12 javë pas zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë të dhënat e emigracionit të marra nga The Associated Press që shkruan se amerikanët e pakënaqur kërkojnë një jetë të re në Zelandën e re.

Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i amerikanëve që morën një vizë pune në Zelandën e Re në janar u rrit me 18 % nga një vit më parë të cilët vizituan vendin.

Në Zelandën e Re trregohet një grant qytetarie dhe sigurim vizash për njerëzit që nuk kanë lidhje familjare atje. Në mesin e amerikanëve, aplikimet për nënshtetësi pas zgjedhjeve u rritën 11 % nga një vit më parë.

Departamenti i Punëve të Brendshme të Zelandës së Re ka thënë se në dy ditë pas zgjedhjeve amerikane në nëntor, numri i amerikanëve të cilët vizituan faqen e saj për të mësuar rreth shtetësisë ishte më shumë se dhjetë herë nga i njëjti i dy ditëve të javës të një muaji më parë.

new-zealand.jpg

Numri i përgjithshëm i amerikanëve që aplikojnë për shtetësi në Zelandën e Re mbetet relativisht i ulët. Vendi është më shumë se 10,000 kilometra larg  nga SHBA dhe është ndoshta më i njohuri për peizazhet e saj madhështore. Disa amerikanë që jetojnë në Zelandën e Re thonë se miqtë dhe familjet e tyre janë duke u kërkuar për të lëvizur që nga zgjedhjet.

"Është një vend shumë i përshtatshëm dhe ndihet ndryshimi në mënyrën se si është e organizuar shoqëria, dhe çfarë është prioritet për njerëzit. Zelanda e Re është një vend që kujdeset për barazi." thtoë dikush që jeton në Zelandë. Shumica e amerikanëve që aplikojnë për shtetësi të Zelandës së Re duhet së pari të jetojnë në vend për pesë vjet.