• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Nuk dua t’ju vijë keq për mua! Bebe Rexha flet për sëmundjen nga e cila vuan


    Bebe Rexha foli hapur për herë të parë me fansat për shëndetin e saj. Këtë të hënë këngëtarja me origjinë shqiptarë zbuloi përmes një statusi në rrjetet sociale se, vuan nga çrregullimet bipolare.

    “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptova pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha aq poshtë, sa më bënte që të mos doja të largohesha nga shtëpia ose të isha rreth njerëzve dhe pse ndihesha aq e ekzaltuar, sa nuk më lejonte që të flija, nuk më lejonte të ndaloja së punuari ose së krijuari muzikë. Tani e di pse. Jam bipolare dhe nuk më vjen më turp. Kjo është e gjitha. Albumi im i radhës do të jetë më i preferuari im, sepse nuk do të fsheh asgjë. Ju dua shumë të gjithëve. Dhe shpresoj që të më pranoni kështu siç jam. Nuk dua që t’ju vijë keq për mua. Dua thjesht të më pranoni. Kjo është e gjitha”, shkruan ajo në mediat sociale.

     

    View this post on Instagram

     

    Honesty is a form of self love ❤️

    A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

    Tani e dimë se çfarë duhet të bëjmë: Tregojini dashuri këngëtares me komente./ Tiranapost.al