• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Nuk dua dhe nuk jam e përsorur! Irina flet për të vërtetën e jetës së saj   


    Të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë fshihet përtej një fotoje në Instagram për një personazh publik. Dhe supermodelja Irina Shayk dëshiron të zbulojë veten e saj pas kamerave, përtej rrjeteve sociale, atë të vërtetën kur ndodhet në shtëpi apo e pasigurt për veten.

    “Nuk jam ky modelja e ngrirë që ulet aty dhe dëshiron të duket e përsosur. Nuk jam e përsosur. Kam ditë kur lëkurë është me probleme dhe ditë kur flokët s’i kam mirë. Ndonjëherë unë nuk dukem si modele. Jam vetëm një qenie njerëzore”, thotë Irina në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, ku thekson gjatë gjithë kohës që do gjëra të vërtetë.

    Nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për marrëdhënien dhe ndarjen e saj nga aktori Bradley Cooper dhe për kuriozitetin e njerëzve lidhur me jetën e saj private, Irina thotë: “Kështu janë qeniet humane: nëse nuk mund ta kesh diçka, do që ta kesh. Atje ka një perde, ti do që ta hapësh perden. Mendoj se është kurioziteti”.

    Por pavarësisht se romanca mes tyre ka përfunduar ajo ende beson te martesa.

    “A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam personi që është kundër saj”, thotë Irina Shayk.

    Nëse doni të dini se çfarë dëshiron modelja nga një mashkull, gazetarja zbulon: nuk duhet t’i shkruaj mesazh në Instagram, pasi nuk i lexon, nuk duhet që t’i dërgojë mesazhe apo e-mail, në vend të këtyre ta telefonoj dhe mundësisht t’i shkruajë ndonjë letër. Dhe… i dashuron domatet. “Sa herë që njerëzit më dërgojnë lule, unë mendoj më mirë më nisni një vazo me domate”.

    Të paktën u njoh pak me Irina-n e vërtetë!/ Burimi Harper’s Bazaar/ Tiranapost.al