Aktualitet

Nuk donim, ndodhi padashje. I akuzuari për vrasjen e Indrit Çelës pendohet për ngjarjen

Nuk donim, ndodhi padashje. I akuzuari për vrasjen e Indrit

Dy ditë pas vetëdorëzimit në polici, Griseldo Kusi kërkon që t’i ndryshohet akuza për vrasje, për ekzekutimin e teknikut të kondicionerit Indrit Çela në muajin gusht.

Ai deklaroi para trupit gjykues se qëllimi i tyre nuk ishte që të vrisnin viktimën, “por gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe jam penduar për çka ndodhur”.

Për të dhe vëllanë e tij gjykata kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë. Ndërkohë në kërkim për vrasjen e 22 gushtit është dhe vëllai i të vetëdorëzuarit, Albano Kusi.

Indrit Çelaj po punonte që të rregullonte sistemin e ajrit të kondicionuar në vilën e vëllezërve Kusi në rrugën Muhabet Gjollesha tek Myslym Shyri, por në debat e sipër, për shkak se kondicioneri pikonte, një nga vëllezërit e qëlloi me plumb në kokë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/vrasja-per-kondicionerin-qe-pikonte-dorezohet-vete-ne-polici-nje-nga-vellezerit-kusi/