Showbiz

Nuk do ta mësoni kurrë të vërtetën. Carla Bruni pyetet nga Fevziu për dashurinë me Sarkozy dhe babin biologjik

Nuk do ta mësoni kurrë të vërtetën. Carla Bruni pyetet

Është thirrur supermodele, artiste dhe bashkëshortja e ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, por pavarësisht cilësimeve Carla Bruni është pëlqyer gjithmonë për atë që është në pamje dhe në sjellje. Në një intervistë për Blendi Fevziun, pak ditë para koncertit të saj të parë në Shqipëri, në Butrint, Bruni ndan disa përjetime për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Fevziu: Si hyre në modeling?

Carla Bruni: Në atë periudhë im vëlla që ishte gjallë, kishte të fejuarën modele. Më tha që duhet ta provoja dhe ika në një agjencinë dhe më morën menjëherë. Në vitet ‘90 të gjitha modelet u bënë shumë të njohura.

Fevziu: Si u njohe me Nicolas Sarkozy?

Carla Bruni: Isha e ftuar në një darkë mes miqsh ku ishte dhe ai, një mënyrë shumë normale. Ishte një tavolinë e vogël mes 8-10 persona.

Fevziu: Si ishte impakti i parë? Ishe e njohur me politikën?

Carla Bruni: Nuk votoja se kisha pasaportë italiane, votova për herë të parë në 2009-n. Problemi me gazetarët është se thonë shumë budallaqe dhe shiten si të vërteta. E dija që do vinte në atë takim, por ishte e ftuar nga miq që njihja prej kohësh.

Fevziu: U martuat pas tre muajsh lidhjeje?

Carla Bruni: Ishte e komplikuar nëse nuk martoheshim ishte çështje e protokollit...

Fevziu: Ishte dashuri me shikim të parë?

Carla Bruni: Po ishte, ndodhi përnjëherësh.

Fevziu: Çfarë të tërhoqi më shumë?

Carla Bruni: Nuk i them sekretet gjërat personale. Mund të sajoj diçka. Energjia. Por nuk do ta mësoni kurrë të vërtetën. Është përjetim personal. Është intime, më përket mua.

Fevziu: Ju keni mësuar kur ishit 28 vjeç, uroj të mos gabohem nga informacionet e marra nga shtypi, se kishit një baba biologjik dhe nuk ishte babai juaj ai që ju rriti. Si e pritët këtë?

Carla Bruni: Nuk ishte një ndjenjë traumatizuese, përkundrazi qe njëfarë lehtësimi. Kam marrëdhënie shumë të mirë, edhe pse jeton në Brazil./ Tiranapost.al