• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Tech TIP top

    Nuk dimë ç’do sjellë ky vit, po ai që shkoi na çmendi me këto veshje


    Jam e sigurt që secila nga ne, po ta pyesin për veshjet që ju ngelën në mend nga viti i kaluar, do rradhisë mjaft kombinime. Duke filluar nga atletet Balenciaga, që i quajtëm të shëmtuara, më pas u dashuruam me to sa nuk i hiqnim dot nga këmba. Madje i veshëm me fustane, funde, pantallona dhe ç’na kapi dora në dollap. Po kostumi rozë sa na pëlqeu? Unë e vesha me atlete të bardha timin, por shumë vajza fashioniste e kombinuan dhe me kitten heel. Kam bërë një rradhitje më poshtë me disa nga veshjet kryesore trend që spikatën vitin e kaluar.

    (Foto nga Pinterest)

    Portokalli vermillion.

    Përgjithësisht u kombinua në këtë mënyrë, shumë sport por me aksesorë casual. Dukeshin pak si veshjet e viteve ‘90, por me look-un novator, flokë të ndarë në mes dhe truk natyral, duket me stil.

    (Foto nga Pinterest)

    Supe statement

    Vitet ‘80-‘90 kanë patur një ndikim të madh në trendet e 2018-tës. Shumica e detajeve janë risjellë në forma nga më kreativet. Për shembull supet e dukshme dhe pompoze ishin një nga kryefjalët e verës së kaluar.

    (Foto nga Pinterest)

    Altetet e “shëmtuara”

    I quajtëm fillimisht kështu për shkak të formës, madhësisë dhe ngjyrave. Por në fakt i japin veshjes tjetër pamje, me stil por dhe casual.

    (Foto nga Pinterest)

    Çizmet dy ngjyrshe

    Ndoshta tek ne nuk u përdorën shumë, por në botë nuk besoj që kishte blogere apo influencuese që nuk i veshi qoftë dhe një herë.

    (Foto nga Pinterest)

    Neoni

    Vazhdon të jetë një nga ngjyrat e preferuara të sezonit, megjithatë bumin e pati në verë. Pak i vështirë të kombinohet siç duhet, por jo i pamundur.

    (Foto nga Pinterest)

    Streçet e çiklistëve

    Shumë i urryen, shumë të tjerë mezi pritën t’i vishnin. Unë nuk i kam provuar, por thonë se me një xhaketë mashkullore duken me stil.

    (Foto nga Pinterest)

    Kostumi Oversize

    Ishte aq i bukur si trend sa nuk u desh shumë për t’u shndërruar në must. Alternimi i maskilizmit me nuancat femërore ishte një nga dizajnet më të bukura të sezonit./Tiranapost.al