Nën lupën e Stela Sallakut

Novacioni i këpucëve Ellery

Nga Stela Sallaku/ Besoj që secili e njeh shprehjen “Paske dalë me këpucë të kuqe”, pikërisht këtë sezon do jemi duke e thënë më shumë se asnjëherë, por jo me kuptimin e keq, dihet. Mundësisht bëjini tuajat pa humbur kohë sepse gjithkund janë shitur thuajse të gjithë numrat. Por jo vetëm kaq, kreativiteti është shtrirë tek ndërthurja e copës kadife me çizmet me takë. Po të më pyesnin një sezon më parë nëse kadifja do përdorej masivisht këtë sezon (flas për kadife me vija, ose corduroy) s’do e kisha besuar. Pikërisht ishte shtëpia e modës Ellery e cila na befasoi me zgjedhjen e dizajnit unik. Po ndodh e njëjta gjë si me këpucët me fjongo të Nr21, ku Dizajneri, Alessandro , ishte i pari i cili i dizenjoi dhe nga ai u frymëzuan shtëpitë e modës për të eksperimentuar me këtë novacion.

[caption id="attachment_129450" align="aligncenter" width="750"]                       (Fotot marrë nga Pinterest dhe Instagram)[/caption]

Jam e sigurt që pas Ellery të shumtë do jenë ata që do e përdorin. Por si vishen këpucët kadife? Mund t`ju them se nuk vishen si këpucët velvet me të cilat jemi mësuar, por ne si TiranaPost jemi të parët për t`jua evidentuar dhe për t`ju sugjeruar kombinimet. Mos i vishni me funde, sepse duan diçka krem ose xhins për të balancuar dizajnin e ngarkuar. Sigurisht që pjesë e koleksioneve të këpucëve kanë qënë dhe gjysëm çizmet me lule, ato të bardha si dhe mules me pika të Balenciaga.