• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Notre Dame në flakë! Trump sugjeroi bote me ujë nga lart, por ja pse nuk u bënte ajo punë


    Përdorimi i boteve me ujë nga helikopteri nuk ishte një opsion i mirë për të shuar flakët në Notre Dame, pasi mund të shkaktonte shembjen e të gjithë strukturës 850 vjeçare. Këtë deklaruan dje autoritetet franceze pak minuta pasi presidenti Trump i cili në një postim në Twitter u shpreh se zjarri në Katedrale ishte një ngjarje e tmerrshme, sugjeroi që të hidheshin bote me ujë nga lart. Por këshilla e Trump në këtë rast ishte e pavend.

    Shërbimi francez i mbrojtjes u përgjigj duke thënë se nuk po mendonte të përdorte çisterna uji nga helikopteri, pasi pesha e rëndë e ujit mund të shembë ndërtesën e cila kishte filluar të rikonstruktohej.

    Përmes një deklarate zyrtarët shprehen:

    Qindra zjarrfikës të Brigadës së Zjarrit të Parisit po bëjnë gjithçka që munden për të sjellë nën kontroll zjarrin e tmerrshëm. Të gjitha mjetet janë duke u përdorur, përveç cisternave me ujë që mund të çojnë në rrënimin e katedrales.

    Fatmirësisht situata është në kontroll dhe presidenti ka premtuar se do e rindërtojë përmes një fondi ndërkombëtar që do të mblidhet./ France 24/ Tiranapost.al. E.B