Showbiz

Nostalgji/ Ç'bëhet sot me katër “Miket dhe rivalet”?

Nostalgji/ Ç'bëhet sot me katër “Miket dhe

A ka ndonjë vajzë që nuk e ndoqi “Mike dhe Rivale” në fillim të viteve 2000? Cila ishte ti? Ofelia, Wendy Nayeli, Laura apo Himena? Ç`bëhet sot me zonjat që dikur ishin në gjysmën e moshës që kanë sot?

https://www.instagram.com/p/BuAfDmPDINY/

https://www.instagram.com/p/BrAnL5xHhwu/

https://www.instagram.com/p/BqoXjiUjXjG/

Angelica Vale, ose Wendy Nayeli, sot është 43 vjeçe. Ajo ka dy fëmijë dhe vazhdon paralelisht karrierën në filma dhe muzikë, sepse ajo është edhe këngëtare. Nëse nuk e dini ka qenë bashkëskenariste e serialit.

https://www.instagram.com/p/Bz_OTMQBXMi/

https://www.instagram.com/p/Bz8hPx4BgDO/

https://www.instagram.com/p/Bz0d1tmBHRv/

Michelle Vieth ose Laura sot është 39 vjeçe. Ajo ka katër fëmijë, një djalë dhe një vajzë nga martesa e parë dhe një djalë e një vajzë tjetër nga lidhja e saj me një tjetër partner. Michelle vazhdon karrierën e saj, pavarësisht skandalit të disa kohëve më parë, kur qarkulloi një video e saj nudo.

https://www.instagram.com/p/Bz6Mk7jjQWY/

https://www.instagram.com/p/BwuYAJLDgl6/

https://www.instagram.com/p/BwLWnb3DyFA/

Adamari Lopez, ose Ofelia sot është 48 vjeçe, nënë e një vajze dhe gjejeni pak? Ka qenë e martuar më Luis Fonsi-n këngëtarin e Despacito-s. Për Adamari-në jeta s`ka qenë aq e lehtë. Ajo u diagnostikua me kancer gjiri në 2005-ën, kur ishte e lidhur me Fonsi-n dhe ai anuloi gjithë turneun për t`i qëndruar pranë. Adamari vazhdon karrierën dhe njëkohësisht është e angazhuar në nismat për ndërgjegjësimin e grave ndaj kancerit të gjirit.

https://www.instagram.com/p/By_Yvf_A4vx/

https://www.instagram.com/p/Byyi9bsAXPO/

https://www.instagram.com/p/BvzBH-4gs5V/

Ludwika Paleta ose Himena sot është 40 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve. Djali i madh erdhi nga martesa e parë kurse dy të vegjlit nga martesa e saj me Emiliano Salinas, djalin e ish-presidentit të Meksikës, më të cilin është ende e martuar. Edhe Ludwika si miket dhe rivalet e saj, koleget e serialit të famshëm, vazhdon karrirerën dhe ka një instagram të mbushur plot me foto.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije