Android Te gjitha Tech

Nokia e famshme 3310 “is back”


Nokia 3310 është lançuar ditën e djeshme në Barcelonë dhe te telefoni ikonë nuk kishte si të mungonte loja legjendare “Snake”.

Nokia 3310 është rikthyer! Nokia tashmë ka sjellë versionin modern të telefonit klasik dhe deklaron se është i lehtë në dorë, por jashtëzakonisht rezistent ndaj goditjeve. Në fakt ky është shkaku pse Nokia 3310 fitoi kaq popullaritet, literalisht mund të përplasej kudo dhe të mos merrte as një gërvishtje të vetme. Nokia 3310 e cila u vu në shitje për herë të parë në Shtatorin e viti 2000, gjithashtu mbahet mend dhe për jetëgjatësinë e baterisë, çka duket se është ruajtur edhe në modelin e ri.

An attendee holds the new Nokia 3310 mobile phone, developed by HMD Global OY, in warm red, during a product launch event in London, U.K., on Friday, Feb. 24, 2017. Licensee HMD Global says more Nokia-branded models to launch in first half of 2017. Photographer: Luke MacGregor/Bloomberg via Getty Images

Nokia 3310 përtej ruajtjes më fanatizëm të elementëve që e shndërruan në ikonë, premton tashmë një luk të ri të apdetuar. Modeli i ri do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të kuqe, të verdhë, blu të errët dhe gri.

Bateria do të mund të zgjasë plot 22 orë përdorimi dhe në rast se lihet e ndezur pa aktivitet mund të qëndrojë ndezur për plot…. 1 muaj!

Nokia ka deklaruar se telefoni i ri do të shitet për 49 euro.