Tech

Nokia 3310 del në shitje. Ku janë nostalgjikët...

Para disa javësh Nokia njoftoi se do të lancojë celularin 3310. Tashmë ai ka filluar të qarkullojë në dyqanet australiane dhe që nga e hëna mund të blihet për rreth 100 dollarë. Ndryshimet e reja sigurisht nuk përfshijnë touchin. Është aparati i përkryer për ata që duan vetëm të dërgojnë mesazhe, të flasin, apo të bëjnë atë lojën me gjarprin. Ankthi se bateria do bjerë nuk ekziston në këtë telefon, pasi mund ta karikosh pas një muaji. Adhuruesit e celularit janë të emocionuar dhe mezi presin ta kenë në duar. Nokia 3310 është në dispozicion në Australi me dy ngjyra. Tiranapost.al E.B