• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Njohja e patentave shqiptare, gati dokumentacioni me disa shtete


    Nga 16 maji 2019 zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova kanë njohur dhe konvertuar patentat respektive. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqarojnë se janë kryer në afat edhe detyrimet për njohje të tjera të reja nga disa shtete.

    “Jemi në pritje të procedurave që varen nga qeveritë e tyre, përmes ministrive tona që ndjekin procesin. Gjithashtu, kemi kryer çdo detyrë si DPSHTRR për raste si Italia për përditësim e rinovim marrëveshjeje, presim përmes ministrive tona të përfshira në proces mbylljen e praktikës dhe më tej aktet përkatëse në nivel qeverish”, sipas DPSHTRR.

    Leja shqiptare e drejtimit (patenta) është një nga dokumentet më të sigurtë sot në Republikën e Shqipërisë, plotësisht konform dhe standard me direktivat e BE-së. Sistemi i ri informatik i lejeve të drejtimit, në implementim e sipër nga DPSHTRR, modernizon edhe më tej shërbimin nga aplikimi, tek lëshimi për qytetarin. /Tiranapost.al/