• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Rajoni Të gjitha

    Njohja e Kosovës? Çekia nuk ndryshon qëndrim


    Çekia nuk do të ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës si shtetit i pavarur. Pavarësisht deklaratës së Presidentit Millosh Zeman, ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriçek, del kundër kreut të shtetit duke u shprehur se Çekia do të vazhdojë që të mbështesë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

    “Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, shkroi ministri çek në Twitter.

    Të njëjtën ide përcolli edhe kreu i Senatit çek, Jaroslav Kubera: “Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”.

    Reagimet vijnë pas deklaratës së Presidentit Zeman gjatë konferencës për mediat me homologun serb, Aleksandër Vuçiç: “Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, nëse është e mundur ta tërheqim njohjen për Kosovën”.

    Kujtojmë se Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të BE-së që kanë njohur Kosovën si të pavarur./ Tiranapost.al

    Krah Vuçiç, presidenti çek lëshon deklaratën: Nuk më pëlqen Kosova, do kërkoj të tërheqim njohjen!

    “Pyeti futbollistët çekë a ekziston Kosova”

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690