Aktualitet Shëndet Te gjitha

Njihuni me shtetet më të shëndetshme në botë/ Shqiptarët, rekord në Ballkan


Shqipëria renditet mes vendeve më të shëndetshme në botë. Sipas raportit të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, Shqipëria renditet e 43-ta në botë, me një rritje prej 7 vendesh krahasuar me vitin e mëparshëm.

Raporti analizon 169 ekonomi sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Gjashtë vende europiane bëjnë pjesë në 10 vendet më të mira për vitin 2019; Spanja, Italia, Islanda, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia. Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik dhe i katërti në botë. Australia dhe Izraeli janë gjithashtu në 10 vendet e para, konkretisht në vendin e shtatë dhe të dhjetë.

Në rajon, habisin malazezët, të cilët renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Ndërsa Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, janë më pak të shëndetshmit në rajon, sipas indeksit. Shqipëria lë pas Hungarinë, Turqinë, Sllovakinë, Serbinë, Kinën dhe disa shtete të tjera me ekonomi të mëdha.

Megjithatë, studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur plot 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë./Tiranapost/A.C