Aktualitet

Njihuni me gratë që e kthyen autobusin në shtëpi për të pastrehët

Dy gra nga Mbretëria e Bashkuar kanë kthyer një autobus dykatësh në një strehë për të pastrehët. Në autobus janë 12 shtretër, një kuzhinë dhe një tualet. Dimri është periudha më e vështirë për të pastrehët të cilët janë të detyruar të flenë në rrugë në mëshirë të fatit dhe të kushteve të motit.

Sammy Barcroft dhe Joanne Vines kanë gjetur një zgjidhje gjeniale për të siguruar strehimin e këtyre të pastrehëve. Ato e transformuan autobusin në një shtëpi me të gjitha funksionet.

L'ex autobus Stagecoach është dhuruar nga The Rucksack Projec, grupi i donatorëve nga të cilat Sammy Barcroft dhe Joanne Vines janë udhëheqëse.

Për fat të mirë janë të shumta organizatat të cilat kanë marrë pjesë në transformimin e automjetit për ta kthyer atë në të përshtatshëm si shtëpi.

Për ta bërë të mundur këtë 80 puntorë kanë punuar për 8 muaj me një kosto prej 8,000 dollarësh. Të gjitha pajisjet origjinale të autobusit janë eliminuar dhe janë zëvendësuar me elemente funksionale is për lexim, piano, divane dhe stima.

Një autobus i vjetër i kthyer në strehim me 12 krevate, një sallon, një kuzhinë plotësisht funksionale dhe shërbime sanitare.

Të gjitha materialet për përpunim janë dhuruar nga tregtarët lokalë. Gjithashtu, kanë marrë pjesë edhe disa punëtorë të Portsmouth, duke dhënë një vlerë të punës të përfunduar prej më shumë se 33.000 dollarë.

Autobusi i Sammy Barcroft dhe Joanne Vines nuk është i vetmi mjet i transformuar në një vend të destinuar për të qenë një shtëpi për të pastrehët. Lava Mae është një shoqatë jo fitimprurëse që ka kthyer një seri autobusësh të vjetër të San Franciskos në shtëpi ose konvikte.

Artikullin origjinal e gjeni KETU Përshtatur për Tiranapost.al V.Sh