Shëndeti

Njihuni me disa nga llixhat në Shqipëri dhe vetitë e tyre të jashtëzakonshme kurative

Njihuni me disa nga llixhat në Shqipëri dhe vetitë e tyre të

Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit. Një aspekt i rëndësishëm janë qendrat e ujërave termale të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera.

1 – Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.

Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore rehabilitimi, e quajtur “Qendra Kurative Ibrahim Kupi”. Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.

Related image

2 – Llixhat e Elbasanit

Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.

Image result for llixha elbasan

3 – Burimet e ujërave termale të Bënjës

Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964.

4 – Burimet e ujërave termale të Vronomeros

Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.

5 – Llixhat e Peshkopisë

Ndodhen pranë qytetit verilindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike./ Copyright TiranaPost.al