Lajme nga Bota

Njihuni me bebin që mbushi dy vjeç, vetëm pak orë pasi lindi

Njihuni me bebin që mbushi dy vjeç, vetëm pak orë pasi

Kur ora shënoi 00:00 dhe ditën e parë të vitit të ri kjo bebushe me emrin Yoon Seol mbushi dy vjeçe, vetëm pak orë pas lindjes. Ju do habiteni por është e vërtetë. Kjo për shkak se Koreja e Jugut ka një sistem të pazakontë të llogaritjes së moshës bazuar në sistemin tradicional kinez.

Bebet konsiderohen një vjeç sapo të lindin e ndërkohë që mbushin dy në ditën e parë të vitit të ri. Shumë vende të tjera aziatike, përfshirë Kinën, Japoninë dhe Vietnamin e kanë pasur këtë sistem por prej vitesh e kanë braktisur duke e llogaritur moshën si vendet e tjera të botës.

Kjo do të thotë se qytetarët e vendit janë në ‘luftë’ me dy moshat, për nga stili perëndimor dhe tradita e vendit të tyre. Prindërit e fëmijëve të lindur në fund të vitit janë të shqetësuar. Babai i Yoon Seol, Lee Dong Kil, ka treguar për EuroNews kur mori vesh lajmin dhe çfarë i thanë miqtë: Bebi yt bën dy vjeç vetëm pak orë pas lindjes, e bukur kjo! Nuk e dija nëse duhet të qaja apo të qeshja!

Ndërsa nëna kërkon që kjo gjë të ndryshojë./ Linku origjinal këtu/ Tiranapost.al. E.B

Dokumenta bashkëngjitur