Shqiptarët në botë

Njihuni me Albën, vajzën shqiptare të Vittorio Sgarbit që u shfaq mbrëmë në intervistën e Ramës në 'Porta a Porta'

Njihuni me Albën, vajzën shqiptare të Vittorio Sgarbit që u

Mbrëmë, kryeministri Rama ishte në intervistë në emisionin e Rai Uno ‘Porta a Porta’, për të folur për situatën e tërmetit fatal dhe për të sensibilizuar opinionin publik që të ndihmojnë me fonde në rimëkëmbjen e vendin, duke dhuruar përmes adresës zyrtare të publikuar nga Qeveria; e-albania.

Në panelin e të ftuarve të Bruno Vespës, ishte Vittorio Sgarbi dhe vajza e saj me emrin Alba. Alba studion në Universitetin Boconi, e cila mbrëmë tha se ndoshta pas studimeve do të kthehej në Shqipëri për të dhënë dhe ajo kontributin e saj.

Evelina e Alba Sgarbi 

Alba me babanë e saj Vittorio kanë një histori. Prej kohësh, babai Vittorio nuk e njihte si vajzën e saj, që në të vërtetë erdhi në jetë nga një lidhje e personalitetit të shquar italian Vittorio me një grua shqiptare me emrin Kozeta, këngëtare lirike shqiptare. Kozeta ishte e martuar me një italian dhe prej kohësh Alba mbante mbiemrin e tij. Por kur babai i saj italian jobiologjik ndërroi jetë, Kozeta hapi gjyqin për ti dhënë Albës atesinë e babait biologjik: Vittorio Sgarbi.

Image result for Vittorio Sgarbi Alba

Kur Alba ishte 13 vjeçe, babai i saj Vittorio thoshte për mediat italiane: “E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket si ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh. Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit”.

Image result for Vittorio Sgarbi Alba

Pasi gjykata vendosi, Vittorio filloi të shlyejë detyrimet e tij, filloi ti paguajë vajzës 2200 euro pension, sigurisht me vendim gjykate edhe mbiemrin. Në vitin 2016, të dy pozuan bashkë për revistën e famshme italiane Chi.

Image result for Vittorio Sgarbi Alba

Në intervistat përgjatë viteve më pas, ai është shprehur se ndihet i lumtur me tre fëmijët (Përveç rastit të Albës, ai njohu ligjërisht edhe djalin Carlo, 28 vjeç dhe Evelinën e moshës 16 vjeçe). Dhe mbremë gjatë emisionit, të ftuar ndoshta edhe nga lidhja me Shqipërinë shprehu krenarinë që ka një vajzë me origjinë shqiptare, të një vendi që ai por edhe babai i tij e kanë dashur dhe e kanë vizituar shpesh. Madje Sgarbi kujton se ishte gazetari i parë i huaj që ka ardhur në Shqipëri për të bërë një reportazh.

rrgs

Për Albën, Sgarbi shprehet kështu:

“Kam goditur në shenjë. Fëmijët janë bërë shumë të mirë. Faleminderit nënave të tyre që janë treguar të zonjat. Alba, vajza ime e fundit nuk mund të ishte më e mirë. Është e mbarë, elegante, serioze dhe do të martohet vetëm në kishë, mundësisht shpejt. Dhe pastaj është shqiptare, populli që preferoj. i kam mbrojtur ngaherë shqiptarët nga shtypi i keq, gjithashtu edhe për këtë arsye kam një vajzë shqiptare”.

Babai Sgarbi thotë se nuk i pëlqen të bëjë rolin e babait, porn ë një rast tjetër thotë: Nuk zbavitem duke bërë rolin e babait, por jam i lumtur që fëmijët janë bërë të mbarë. Nuk jam sentimentalist, por më pëlqen të kem njerëz përreth, për këtë jam duke kërkuar një shtëpi më të madhe. Mendoj të bëj fëmijë të tjerë.

Vetë Alba ka rrëfyer historinë e saj për revistën Living, ku thotë se babai i saj, ndryshe nga ajo që thotë, është i ëmbël, në të njëjtën kohë i pëlqen liria dhe puna që i zë shumë orë të ditës.

“Babai është i drejtë, i ëmbël dhe i përgjegjshëm në veprimet e tij. Respekton dhe vlerëson njerëzit e thjeshtë e me kulturë. Është një baba si të gjithë të tjerët, i cili do të informohet për çdo gjë që bën fëmija, për çdo arritje të tij. Me mua është i kujdesshëm, i vëmendshëm në çdo detaj”.

Ndërsa për kohën kur ajo ndodhej në Shqipëri, ka rrëfyer vështirësitë e kohës si një fëmijë jashtë martese:

“Momenti më i vështirë ka qenë të shikoja mamanë teksa vuante dhe ishte e stresuar për mua, për të ardhmen time dhe prej gjykimeve të të tjerëve për të, si një grua që kishte një fëmijë jashtë martese. Derisa jam njohur dhe kam marrë mbiemrin Sgarbi, situata për të ka qenë e vështirë nga ana emo, vacionale dhe shpirtërore”.

Mbrëmë të dy u shfaqën krah njëri tjetrit, përballë kryeministri Rama, ku u fol për Shqipërinë e bukur, që u godit nga një fatkeqësie natyrore, por që duhet të ringrihet. Moderatori Bruno Vespa shpreu ngushëllimet dhe tha se ky tërmet do të pasojë me një qytet akoma më të bukur të rindërtuar. Për më shumë klikoni linkun italian këtu.

Intervista nga Living në vitin 2017 këtu 

Tiranapost.al.