Anthony Mancinelli ka punuar si berber për 96 vite me rradhë. 107 vjeçari shkon cdo ditë në sallonin e tij në New Windsor, Nju Jork duke pritur për klientin e tij të ardhshëm.
Ai filloi të punonte si berber kur ishte vetëm 11 vjeç ndërsa në vitin 2007 kur ai ishte 96 vjeç hyri në librin e rekordeve Guinness, si berberi më i moshuar në botë që punonte ende.
“Dashuria për këtë profesion më bën të ndihem më i ri”, shprehet 107 vjeçari.
