• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Njihej si njeri i mirë dhe predikues i fesë! Ky është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit


    Ngjarja që tronditi sot në mëngjes qytetarët ishte vrasja me armën e shërbimit të një gardisti ndaj gruas së tij 36 vjeçe me emrin Ervilma Seferaj, me të cilën ka dhe një fëmijë. Mësohet se 44 vjeçari me emrin Alket Arapaj kishte 21 vite punë në gardë, dhe mbante gradën Kapiten e ndërkohë që  sipas gazetarit të Report Tv që ndodhet në vendin e ngjarjes njihej si një njeri me sjellje të mirë dhe predikues i rregullt  i fesë.

    Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit në shtëpinë e tij në Allias, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Ai do të gjykohet pasi të zbardhen të gjitha detajet dhe me shumë mundësi do dënohet me burgim të përjetshëm, pasi gjykimet e shkurtuara në këto raste me krim në familje janë të përjashtuara, gjithashtu edhe në bazë të ligjit të ri. Hetimet vazhdojnë…/ Tiranapost.al. E.B

     

    Tiranë/ Gardisti vret gruan me armën e shërbimit