• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Njeriu që u hodh nga Kullat Binjake! Historia e fotos së tmerrshme që u publikua vetëm një herë


    Kjo foto e realizuar në ngjarjen tragjike të 11 shtatorit të 2001-shit, është quajtur “Njeriu që po bie”.

    Fotografi është Richard Drew, i cili kapi një nga momentet e cilësuara si arratisja e një njeriu nga ndërtesat e rrënuara, një simbol individualiteti në sfondin e shembjes dhe humbjes së jetëve të shumë personave të panjohur. Në një ditë tragjedie masive, “Njeriu që bie” është një nga fotografitë e vetme, që tregon se dikush po vdes.

    Pavarësisht se u publikua vetëm një herë nga gazetat amerikane pas sulmit terrorist, mbeti në hije. Arsyeja? Sepse është një imazh i vështirë për t’u parë, një mashkull që i drejtohet tokës si një shigjetë me sfondin e kullave pas.

    Identiteti i “Njeriut që bie” është ende i panjohur, nuk u identifikua kurrë, sepse trupi nuk iu gjet.

    “Nuk e dimë nëse kishte vdekur gjatë kësaj fotoje… thuhet se mund të vdesësh para se ta dish… nëse rrëzohesh. Nuk e dimë nëse u detyrua nga zjarri apo e zgjodhi fatin e tij”, thotë fotografi.

    Një reporter tha se ai ishte Norberto Hernandez, një pasticier që punonte në katin 106 të Kullës së Veriut. Fillimisht familja e pranoi, por dyshimet nisën nga veshka e tij. Një reporter tjetër tha se ishte një inxhinier i quajtur Jonathan Briley, gjë të cilën familja e tij e konfirmoi. Por ende nuk është verifikuar identiteti i tij.

    Fuqia e vërtetë e fotos, megjithatë nuk ishte për subjektin, por për atë që ai u bë: Një ushtar i panjohur në një luftë të panjohur dhe të paqartë, i mbetur përgjithmonë në histori./ Burimi TIME/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690