SPORT

"Njeriu i gafave" ngec në derën e Liverpool

"Njeriu i gafave" ngec në derën e Liverpool

Loris Karius ishte njeriu që ndryshoi fatet e ndeshjes mes Realit dhe Liverpoolit 2 vite më parë. Portieri belg pas këtij momenti u larguan nga ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp. Karius u transferua te Besiktas në verën e vitit 2018 në një marrëveshje huazimi 2-vjeçare.

Gardiani gjerman mund të rikthehet te Liverpool që në muajin janar. Marrëveshja e huazimit të portierit te turqit e Besiktas përfundon qershorin e ardhshëm. Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë të kënaqur nga rendimenti i gjermanit ndaj dhe po mendojnë largimin e tij.

26-vjecari është vënë në qendër të vëmendjes shpesh herë më tepër për gafat e tij se sa për paraqitjet pozitive dhe diçka e tillë duket se është arsyeja përse Besiktas kërkon ta rikthejë në Angli./XH.K