Showbiz

Njerëzit po ndjekin këto 10 rituale për ta nisur mbarë Vitin e Ri

Njerëzit po ndjekin këto 10 rituale për ta nisur mbarë Vitin

Me siguri shumë prej nesh i kanë ndjekur të paktën njëherë supersticione të tilla si puthjet e shkëmbyera poshtë pemës në orën 00:00 apo të brendshmet e kuqe për Krishtlindje. E gjitha kjo, për të nisur mbarë Vitin e Ri.

Thuhet se ajo që bëni gjatë 24 orëve të para të vitit të ri do të shkruajë fatin tuaj përgjatë  gjithë vitit.

Duhet të merrni disa masa paraprake për të mbrojtur veten nga shpirtrat e këqinj dhe për  të mirëpritur fat të mirë në shtëpinë tuaj.

Por çfarë duhet të bëni?

  1. Festa nuk ndalet - në shumë kultura mendohet se zhurma frikëson shpirtrat e këqinj, prandaj në disa vende këmbanat e kishës bien në mesnatë. Kështu që rekomandohet të festoni deri në moment të fundit , duke bërë shumë zhurmë!
  2. Mos hidhni asgjë nga shtëpia sepse kjo do të sjellë fat të keq gjatë gjithë vitit. Madje disa njerëz nuk i marrin as mbeturinat nga shtëpia ditën e parë të vitit sepse thuhet që kjo largon fatin e mirë.
  3. Dyert e hapura - kur të arrijë mesnata, hapni të gjitha dyert e shtëpisë tuaj për të lënë pas vitin e vjetër dhe për t’i uruar mirëseardhjen vitit të ri.
  4. Dhuroni objekte - besohet se dhënia e objekteve me figurën e një elefanti, derri apo deleje sjell fat të mirë për marrësit.
  5. Paguani borxhet - nuk duhet ta nisni vitin me para borxh. Kështu do të jeni të destinuar për të mos patur fat përgjatë gjithë vitit.
  6. Personi i parë - besohet se personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj në vitin e ri, do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj në atë vit.
  7. Nuk ka larje – as flokë, as rroba, as pjata. Ju duhet të prisni deri në ditën e dytë që të mos fshini ndjesitë e mira.
  8. Hani rrushin dhe thjerrëzat dhe  shmangni pulën. Po të konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatë dhe supë me thjerrëza ditën e parë, do të tërhiqni fat të mirë për vitin e ardhshëm. Por nëse hani gjeldeti dhe pulë, tërheqin varfërinë sepse ato gërmojnë tokën për të gjetur ushqim.
  9. Puthuni në mesnatë – kjo do t’ju afrojë më shumë me partnerin gjatë gjithë vitit

  1. Kërceni jashtë - besohet se nëse kërceni jashtë dhe rreth një peme në natën e datës 31 do të keni shumë fat në dashuri dhe prosperitet për 364 ditët e ardhshme.

*Ky post u përshtat nga www.glamour.mix