Showbiz

Njerëzit janë të bindur se postimet në Instagram i bën Meghan, dora vetë

Njerëzit janë të bindur se postimet në Instagram i bën

Harry dhe Meghan hapën instagramin e tyre zyrtar që po rritet shpejt, deri tani me 4.6 milionë ndjekës, dhe njerëzit janë të bindur që është vetë Meghan që po e menaxhon.

[caption id="attachment_360184" align="aligncenter" width="505"](Statusi i profilit të Meghan dhe Harry-t në Instagram)[/caption]

Disa i janë futur me kokë analizës dhe kanë gjetur nëpër statuset e çiftit të dukëve, fjalë amerikane. Pelena dhe krevati janë të shkruara sipas anglishtes që flet Amerika dhe jo Anglia. Në një moment tjetër në vend të paund, monedha e shkruar në status është vënë dollar. Këto fjalë të shkruara instinktivisht kanë hedhur idenë se është dora e Meghan-it që vjen nga Amerika, ajo që bën postimet.

Meqë është me leje lindje, përse jo. Mund të jetë duke e menaxhuar vetë. Edhe pse ka edhe një mundësi. Ndoshta ka punësuar amerikanë që ta mirëmbajnë faqen. Asnjëherë s`i dihet.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.