Showbiz

Njerëzit e pasur dallohen që në fytyrë

Njerëzit e pasur dallohen që në fytyrë

Sipas një studimi të ri, njerëzit mund të dallojnë dikë nëse është i pasur thjesht duke e parë në fytyrë.

Në përgjithësi njerëzit me para kanë tendencën të jetojnë me të lumtur, më pak të sheqetësuar dhe me më pak stres se ata që mezi nxjerrin shpenzimet e muajit. Një ekip studiuesisht amerikanë që realizuan dhe studimin thonë se këto ndryshime që lidhen direkt me mirëqenien reflektohen në fytyrat e njerëzve.

Në studim i morën 80 personazhe, 40 të pasur dhe 40 të shtresës së mesme, pra punonjës të thjeshtë. Thjeshtë duke parë fytyrat dhe jo veshjet, 70% e të anketuarve ishin në gjendje të selektonin me saktësi njerëzit e pasur nga ata më pak të pasur.

Studiuesit theksojë se sigurisht, jo çdo njeri i pasur është tërësisht i lumtur, por në tërësi duke lidhur të gjithë faktorët bashkë, një njeri i pasur dallon nga një tjetër./ Tiranapost.al. E.B