• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Njerëzit apo kompjuterët, cilët janë më të zgjuar?


    Cilët janë më të zgjuar, njerëzit apo kompjuterët? Kjo ishte pyetja që hapi diskutime mes Jack Ma të Alibabës dhe Elon Muskut, të cilët ishin të ftuar në Konferencën Botërore të Inteligjencës artificiale në Shangai.

    Të dy si njerëz që merren çdo ditë, janë të lidhur me teknologjinë  dhe synojnë të bëjnë revolucion japin argumentet e tyre. Jack Ma thotë se njerëzit janë sigurisht më të zgjuar se kompjuterët se fundja njerëzit arritën ti shpiknin dhe jo anasjelltas.

    “Nuk kam parë ndonjë kompjuter që të shpikë apo krijojë një qenie njerëzore”, thotë ai duke shtuar: ‘Kompjuterët mund të jenë inteligjentë, por njerëzit janë më të zgjuar’. 

    E ndërsa Elon Musk argumenton se ne njerëzit mund të krijojmë gjëra akoma më inteligjente se vetja jonë, por edhe Musk duket se bie dakord me themeluesin e Alibaba-s Ma, se nuk mund të arrihet të krijohet një kompjuter inteligjent pa trurin dhe zgjuarsinë e një njeriu.

    /Bloomberg Bussines/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690