• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha Tech

    Njerëz, një epokë e re po vjen për Facebook, Whatsapp dhe Instagramin!


    “E ardhmja është privatësia!” Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, zbuloi një seri ndryshimesh në platformat sociale, përfshirë Instagram-in dhe WhatsApp-in.

    Dizajnet dhe veçoritë e reja për aplikacionet janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave sesi kompania mbron të dhënat e përdoruesve.

    Zuckerberg tha se kompania ka në plan të vendosë privatësinë të parën. Ai pranoi se ka shumë për të bërë për të rindërtuar besimin, por tha se ky është “një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën sesi funksionon kompania”.

    Ndryshimet janë:

    1.Mesazhet që dërgohen me Messenger do të jenë të sigurta dhe Facebook-u vetë nuk mund të shohë përmbajtjen e tyre.

    2.Instagram-i po shqyrton një veçori të re që mund të fshehë nga ndjekësit “like”-t në një postim.

    3.Mesazhet në Instagram mund të mos ruhen në mënyrë të përhershme.

    4.Një shërbim i pagesave të sigurta nëpërmjet WhatsApp-it, që u shqyrtua në Indi, do të shtrihet në vende të tjera gjatë këtij viti.

    5.Aplikacioni i Facebook-ut do të ridizajnohet që t’i bëjë grupet e dukshme dhe në kryefaqe, ndërsa ngjyra blu do të ndryshohet.

    6.Postimet në Instagram nuk kanë pse të nisin me një foto ose video, mund të publikohen vetëm tekste ose vizatime.

    7.Facebook do t’ju ndihmojë që të bisedoni dhe të lidheni me fiksimin tuaj./ Burimi BBC/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690