Botë Te gjitha Tech

Njëkohësisht me ‘Hënën e Përgjakur’, do ndodhë edhe ky fenomen këtë fund muaji


Shkencëtarët lajmërojnë për një fenomen, planeti Mars do duket më i madh dhe më i ndritshëm në qiell, më shumë se zakonisht. Sipas tyre planeti i kuq po afrohet më shumë me Tokën  dhe pika më e afërt do përkojë me eklipsin hënor të 27 korriku,  “Hëna e përgjakur”, fenomeni më i madh për këtë shekull. Para dhe pas ditës 27 korrik, Planeti i Kuq do shfaqet më i madh dhe shumë më i ndritshëm që do të thotë se do jetë më i dukshëm me sy të lirë. Në Angli do jetë më e lehtë për ta parë me sy të lirë.

Ja çfarë thotë Nasa për fenomenin: “Ashtu si gjithë planetet në sistemin tonë diellor, Toka dhe Marsi orbitojnë diellin. Por Toka është më pranë diellit dhe për këtë arsye sillet më së shumti në orbitën e saj. Toka bën dy udhëtime rreth diellit në rreth të njëjtën kohë me Marsin. Pra, ndonjëherë dy planetet janë në anët e kundërta të diellit. Disa thonë se Marsi është po aq i madh sa Hëna, por kjo nuk është e vërtetë, sepse Marsi është sa gjysma e madhësisë së Tokës dhe rreth 34 milionë kilometra larg./Marrë nga Metro, com, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Mars, as seen by Mars Global Surveyor in 2003 (Picture: NASA/JPL-Caltech/MSSS)