• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Një vjehrrë sapo bëri nusen e djalit të lumtur


    Mrika, një zonjë 75 vjeçe ftoi përballë saj nusen e djalit, Shpresën e cila pas humbjes së fëmijës së parë, bekimit me katër vajza, lindi dy fëmijë binjakë. Diagnostikimi me Sindromën Down i djalit të vetëm mes pesë vajzave, binjakut të vogël e ka mbyllur në shtëpi dhe në vetvete Shpresën.

    “Shpresa, unë s`e di edhe sa do jetoj, sepse vitet po ikin, por dua të më premtosh që do dalësh nga shtëpia. Ti je mbyllur në vetvete, je fokusuar vetëm tek djali. Unë dua të të shoh të lumtur”, i tha Mrika nuses së djalit e cila buzëqeshi pas shumë kohësh.

    Ndërkohë që produksioni i programit i mundësoi terapitë për djalin dhe i dhuroi disa elekroshtëpiake Shpresën e cila kishte nevojë për to.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije zbardhur nga “Dua të të bëj të lumtur”, në Top Channel