• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Sekrete udhëtimesh Të gjitha TIP top

    Një udhëtim vjeshte me dy destinacione: Lisbonë e Porto, për diell dhe oqean


    Nga Ornela Zholaj/ Lisbona nuk është realisht kryeqyteti portugez, që nga viti 1255 Portugalia (të paktën zyrtarisht) nuk ka asnjë kryeqytet të shpallur me dokument zyrtar. Por kjo nuk vë në dyshim as vjetërsinë e as historinë e Lisbonës, është qyteti i dytë i ndërtuar në Europë, mirëfilltazi, menjëherë pas Athinës. Madje, nën Lisbonë shtrihet një qytet i tërë romak, Galerias Romanas.

    Nejse, përtej historisë t’ju themi një sekret?
    Pastéis da nata, një nga ëmbëlsirat që adhurohet më shumë nga turistët dhe vendasit është ëmbëlsira me recetën me sekrete në botë, vetëm tre persona e dinë e plot të tjerë e shijojnë.

    Aaa dhe mos harrojmë, për të apasionuarit e librave këtu gjenden libraritë më të lezeçme në Europë, janë shpallur më të voglat në botë por në brendësi të tyre universi nuk njeh kufinj.

    Lisbona është qyteti që shndrit nga prezenca e diellit pothuajse gjatë gjithë vitit dhe zbukurohet nga reflektimi i ndërtesave plot gjallëri ngjyrash mbi lumin Tagus duke nxjerrë në pah arkitekturën unike.

    Ka plot gjëra që mund të shikosh dhe eksperimentosh në Lisbonë, mundësi që ofrohen pafund për ta bërë këtë udhëtim një nga më të bukurit e vjeshtës.

    Ndërkohë që ecim rrugëve të Lisbonës, historia e së cilës të rikthen vite mbrapa, sidomos në periudhën kur Europa filloi eksplorimin drejt vendeve të reja do të gjendesh në rrugë që janë të mbushura me monumente të trashëgimisë kulturore, lagje karakteristike që mund të shijohen fare lehtësisht.

    Po çfarë mund të shijosh në Lisbonë?

    Të ecurit në këmbë:
    Koha fantastike dhe ditët e gjata kur dielli perëndojnë vonë janë një ftesë e parezistueshme për ta përjetuar qytetin me anë të një shëtitjeje relaksuese dhe të ngadaltë në shtatë kodrat e tij. Pikat kyçe si Graça, Senhora do Monte, Santa Luzia, São Jorge Castle apo São Pedro de Alcantarajanë vetëm disa nga pamje skenike dhe panoramike që ofron kryeqyteti portugez.

    Lisbona dhe trami i saj tipik

    Nëse do të zbulosh sekretet e fshehura të këtij qyteti dhe je mjaftueshëm dembel për të ecur në këmbë, por edhe do të provosh dicka tipike, trami dhe linja e tij nr. 28 kalon përmes pikave më të bukura të qytetit, kështu do i dhurosh  kohën vetes për një drekë apo aperitiv të avashtë duke mos humbur asgjë nga vizitat këtu.

    Pamje që të lënë pa fjalë
    Mund të jetë ndër të paktët qytete në botë ku ndërthuren  peisazhet, klima, mikpritja, ajri i pastër aq këndshëm për të ardhur drejt teje. Qyteti është  i ndërtuar mbi shtatë kodra dhe secila kodër ia vlen të vizitohet më vete.

    Vende kyç që nuk duhen lënë pa parë:
    Kulla e Belem – Kullë mbrojtëse e periudhës së mesjetës

    Manastiri Jeronimos – Manastir i stilit gotik pjesë e trashëgimisë botërore
    Piazza e Tregtisë –  Imagjino të pish kafenë e mëngjesit në një vend, ku dikur bëheshin lëvizjet më të mëdha të tregtisë ne Europë.

    Ushqimi që tingëllon ndryshe
    Ushqimi mund t’ju çudisë pak, e sigurtë që nuk e keni provuar, por edhe emërtimet janë të çuditshme.
    Ginjinha, pastel de nata, bacalhau… E sigurtë që shijen e kanë shumë më të bukur se emrin, ndërsa të veçanta janë po aq.

    Nuk është në fund të botës, është fare pranë teje

    Fluturim nga Tirana dhe hotel në qendër të Lisbonës me 4* fillon nga 499euro/person.
    Paketat e “Global Travel” që përfshijnë biletën dhe hotelin bashkë me mëngjes në zemër të qytetit ndërkohë që lëvizjet jua thamë më sipër, thjesht fare dhe duke ju bërë të ndiheni shumë mirë, sugjerojmë t’i bëni me këmbë.

    Udhëto tani sepse:
    Ndërkohë që këtu bën ftohtë dhe dimri ka trokitur, atje do të shijosh verën e vonuar apo fillimin e saj, do gjesh gjithmonë diell dhe udhëto tani sepse çmimet janë fantastike, nga nëntori në mars ofertat dhe temperaturat do ju risjellin verë mendimesh.

    Në zbulim të Portos vetëm mund të surprizohesh!

     


    Granit, granit dhe në cdo cep të këtij qyteti granit cka do ju japë ndjesinë, me të puthur këmbët në rrugët e këtij qyteti se ke shkelur në një vend ku aristokracia gëlonte, të paktën dikur.
    Gjëja e dytë që do kërkoni në këtë qytet, të paktën nisur nga emri është një port. Jo, nuk e ka një të tillë cuditërisht por nëse keni menduar se Portugalia si emër shteti rrjedh nga ky qytet, këtu po, këtu keni qëlluar në shenjë.
    Mund ta lëmë historinë, për fare pak, për një natë fare ndoshta sepse Porto është një nga prodhuesit më të mirë të verës në botë, asaj tipike të kuqes së fortë dhe këtu ajo që ne do ju sugjeronim është të bëheshit pjesë për rreth tre orë e turit të verës që ta kuptoni me të vërtetë sa e rafinuar është ajo çka shijoni.

    Porto është një nga destinacionet  më të vjetra turistike të Europës, pasuria e tij monumentale dhe historike ndërthurur me kreativen dhe kontemporanen  të shtyn më së shumti ta vizitosh. Sharmi special tërheq këdo dhe cdo tip turisti në 365 ditët e vitit dhe dëtyrimisht të lë ndjesinë që duhet ti rikthehesh sërish. Porto është, thënë ndryshe qyteti i të gjithave, ndërkohë që në mëngjes ti udhëton mes historisë së gurtë, darkave vendi merr komplet ngjyrë tjetër, energjia dhe alegria si rrjedhojë e mundësive plot për tu argëtuar ndriçon qytetin.


    Në kërkim të verës dhe fotografimit të pamundur të pamjes
    Kalo urën e Luis I dhe do mbërrish në brigjet e Gaiës ku natyrisht do shikosh pamjen më të bukur të Portos dhe acarohesh njëkohësisht sepse është e pamundur ta fotografosh të tërën. S’ka gjë, në këtë zonë do kesh mundësi pafund për të zbuluar vende ku shijohet vera tradicionale vendase dhe do e shtysh disi. E shtyrë i thënçin.


    Ndjej forcën dhe bukurinë e lumit Duoro
    Zona e Ribeirës dhe Miragaias është fiks vendi i duhur për të gjetur shpirtin e Portos, aty ku pikënis shëtitja përgjatë Duoros për të kundruar urën spektakulare të Luis I dhe në fund për ta përmbyllur me një darkë tipike tradicionale portugeze.


    Kulla Clerigos

    Ndoshta për disa që nuk e kanë vizituar akoma Porton ky emër nuk do të thotë asgjë, por për ato që nuk tremben nga lartësitë është një must. Pamjet nga këtu të lënë pa frymë.

    Udhëtimi i 6 urave

    Kur flasim për ato që nuk duhen humbur në Porto e kemi fjalën edhe për pikërisht këtë tur. Me anije të vjetra që dikur transportonin ngarkesat e verës përmes 6 urave të famshme të qytetit.
    Gjithsecila prej urave është unike në stilin e vet. Njëra elegante, tjetra e ashpër dhe madhështore, apo ura e Maria Pias ndërtuar nga i njëjti person që ndërtoi atë që njohin të gjithë, Kullën Eiffel, Gustave Eiffel.

    Lisbona nuk do kuptohej pa Porton, vetëm kështu do bëje atë që bënin dikur portugezët më së miri “një eksplorim të vertetë”.

    Nëse më sipër thamë që paketat për Lisbonë fillojnë nga  499euro/person për rreth 100 euro/person më shumë përfiton edhe dy netë në Porto dhe rikthehu krenar për udhëtimin tënd fantastik.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post