• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Gatimet e Ives Lifestyle Rozmarina Të gjitha TIP top

    Një tortë e kadifenjtë për Rudinën


    Quhet “red velvet cake”, torta e kuqe e kadifenjtë dhe duket ëmbëlsira ideale për të bërë figurë të mirë. Unë e zgjodha për emisionin e pasdites në “Tv Klan”. Për fat Rudina Magjistari nuk e ka emisionin të atillë, që të kërkonte që këtë tortë ta bëja live: kështu kam mundësi të bëj një figurë të mirë, pa treguar stresin e gatimit, keku duket i bukur, pjesa e kuqe ishte vërtetë e sfungjertë dhe kremi i lehtë.

    Dhe doli kaq mirë, edhe pse e bëra për herë të parë, çka më bën optimiste se më pas mund ta bëj me disa shtresa dhe të nis t’i bëj me shi

    je dhe ngjyra të ndryshme…  Ama bëra kaq shumë rrëmujë, sa mu desh një ditë e plotë të sillja shtëpinë në terezi: boja e kuqe s’di se si kishte shkuar deri në banjë, madje dhe qenushi im i bardhë kishte marrë nja dy pulla të kuqe në kurriz, kurse rrahja e panës, në tasin jo të dukur, më stërpiku mua dhe gjithë bufenë e kuzhinës. Por ama, rezultati ia vlejti.

    Receta gjendet ngado, unë e kam në të paktën katër libra kuzhine. Por zgjodha variantin e Linda Fishtës, jo thjesht sepse ishte në shqip dhe i shpjeguar në çdo detaj (ëmbëlsira varet vetëm nga këto detajet, duhen ndjekur me precizion), por edhe sepse kësaj zonje i jam tejet mirënjohëse: përpara se ta njihja, unë e bëja kekun me brum të gatshëm të blerë në supermarket. Tani kam bërë tortën time të parë dhe jam e lumtur ta ndaj në blog (dhe të marr aq për kot, sa t’u premtoj gjithë shoqeve që tortat e ditëlindjeve, do ua bëj unë).

    Përbërësit për tavë me diametër 22-24 cm

    250 g miell 00; 115 g gjalpë që e kemi nxjerrë dy orë para nga frigoriferi; 300 g sheqer; 2 vezë të mëdha; 1 bustinë vanilje; 15 g kakao e hidhur; 240 ml laticello (shiko shënimin më poshtë); 2 lugë të vogla ngjyrues i kuq; 1 lugë e vogël uthull molle ose uthull e bardhë; 1 lugë e vogël sodë buke; ½ lugë e vogël me kripë.

    • Shënim: laticello-n mund ta përgatisim duke përzierë 120 ml qumësht pa yndyrë me 120 g kos të bardhë dhe një lugë të vogël lëng limoni. I përziejmë në një tas dhe e lëmë të pushojë për njëzetë minuta.

    Përbërësit për kremin

    250 g djathë “Philadelphia”; 250 g “Maskarpone”; 350 g pana për ëmbëlsira e ftohtë nga frigoriferi; 120 g sheqer pluhur; 1 bustinë vanilje.

    Përgatitja në:

    http://rozmarina.al/nje-torte-e-kadifenjte-per-rudinen/

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690