BotëTe gjitha

Një tornado e fuqishme godet Italinë e Jugut, duke lënë pas disa të plagosur


Një tornado tejet e fuqishme ka goditur disa qytete në Italinë Jugore, duke lënë të plagosur disa persona si edhe duke shkaktuar një sasi të madhe dëmesh materiale.

Mediat italiane raportojnë se tornadoja ka goditur disa lokalitet në zonat e Casenës, San Nicolës dhe Capodristës dhe besohet se prej kushteve esktreme të motit kanë mbetur 8 persona të plagosur.

Kjo është një ngjarje e pazakontë për gadishullin Apenin në këtë periudhë, pasi përgjithësisht tornadot e godasin atë në muajt e vjeshtës. K.H/ tiranapost.al