• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Profil Të gjitha

    Një tjetër zonjë në politikë. Kush është Michelle O’Neill që po vjen në krye të Irlandës së Veriut?


    Një grua po udhëheq mbështetësit e pavarësisë së Irlandës së Veriut në rezultatin më të mirë që kanë arritur ndonjëherë në zgjedhje. 40 vjeçarja Michelle O’Neill, mama e dy fëmijëve, ish-kryebashkiake dhe ish-ministre e bujqësisë në qeverinë autonome britanike ka drejtuar “Sinn Fein”, partinë katoliko-republikane drejt paritetit historik me Partinë e Bashkimit Demokratik, e cila mbeshtetet direkt nga Londra.

    Michelle Oneil

    Zgjedhjet në Irlandën e Veriut i dhanë 28 mandate partisë protestante PBD dhe 27 mandate separatistëve të Sinn Fein. Në këto zgjedhje Partia e Bashkimit Demokratik ka humbur 9 vende në krahasim me zgjedhjet e fundit. Duke shtuar edhe votat e partive të vogla, blloku që dëshiron qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar ka në total 40 mandate, ndërsa blloku separatist ka 39 mandate. 11 mandate janë të pavarurara që nuk preferojnë asnjë nga koalicionet.

    “Do të mundohemi të rikrijojmë qeverinë e Partisë për Bashkimin Demokratik”, thotë O’Neill, por kjo ndoshta nuk do të ndodhë këtë herë. Në bazë të rregullave të fiksuara në Londër, rajoni i Irlandës së Veriut ka tre javë kohë për të formuar një koalicion qeverisës. Nëse kjo gjë nuk ndodh, qeveria britanike do të ketë dy opsione: ose ta çojë Irlandën e Veriut në zgjedhje të reja ose të imponojë formimin e një qeverie.

    Përtej kësaj, fituesja morale e këtyre zgjedhjeve është Michelle O’Neill, liderja e Sinn Fein, parti e cila asnjëherë nuk kishte arritur nivele kaq të larta. O’Neill megjithëse vjen nga një familje që historikisht ka pasur lidhje me politikën, është e “pastër” moralisht pasi nuk ka qenë kurrë e dënuar më parë (ndërsa babai ka qenë i burgosur) dhe nuk ka qenë kurrë e përfshirë në akte të dhunshme. O’Neill e mori drejtimin e partisë vetëm tre muaj më parë, kur gjenerali McGuinness, ish komandant i ushtrisë irlandeze dha dorëheqjen nga ky post pas 10 vitesh përpjekjesh për ta sjellë forcën e tij politike në krye të irlandezëve të veriut. Gjë që O’Neill ia arriti për pak muaj.

    Michelle Oneil2

    Duket se pas Merkelit, Le Penit apo Mayt në Angli, fatet e një kombi do të jenë në dorën e një tjetër zonje. Ajo përfaqëson grupin separatist irlandez, por është pro-europiane. Pavarësia e Irlandës së Veriut sipas saj do t’i mundësonte vendit që të vazhdonte të qëndronte në Bashkimin Europian. Në një kohë kur edhe Skocia, e drejtuar po nga një zonjë, Nicola Sturgeon, po kërkon një referendum të dytë për pavarësinë mbetet për t’u parë nëse gratë e politikës do të triumfojnë. Gjithsesi, diçka është e sigurt: Koha është e zonjave!

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690