Aktualitet

Një tjetër skandal botëror, regjisori i famshëm akuzohet për përdhunim

Një ndër regjisorët më të famshëm francez, Luc Besson është akuzuar nga një 27 vjeçare për përdhunim. Sipas mediave të huaja,  e reja aktore e cila ka preferuar të ruajë anonimatin, ka deklaruar se regjisori e ka droguar dhe më pas ka abuzuar me të. Besson ka mohuar kategorikisht çdo akuzë të hedhur ndaj tij. Ai është shprehur se e njeh aktoren, por kurrë nuk ka patur kontakt me të. Ndërkohë, policia në Paris ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet e ngritura ndaj regjisorit francez. /tiranapost.al