Aktualitet

Një tjetër shërbim do të kryhet online. Mësoni cili

Ministri i Financave dhe Ekonomisë tha sot se në mes të prillit pritet të vihet në funksion shërbimi online ‘e-eksporte’.

“Brenda mesit të prillit do të vihet në punë shërbimi e-eksporte, një shërbim 24 orësh, ku përmes tij agjencitë kanë mundësi të kryejnë shërbimin e eksportit.”

[caption id="" align="aligncenter" width="439"]Ministri i financave, Arben Ahmetaj[/caption]

Po ashtu, ministri vijoj më tej se do të ndërmerret një hap i tretë në periudhën gusht-shtator, ku do të bëhet gjurmimi i plotë i trafikut komercial, që sipas tij do të ulë çdo pikëpyetje në ambientin ekonomik mes sipërmarrjes dhe doganave.

Këto Ahmetaj i tha në tryezën e dytë publike në kuadër të Reformës së Shërbimeve Publike dhe ecurisë së Procesit të Deregulimit./ Copyright Tiranapost.al