• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Një tjetër pyetje nga PD për Valdrin Pjetrin: A je dënuar në Itali me 18 muaj burg?


    Pasi Valdrin Pjetri u shpreh i hapur për verifikim, PD vazhdon akuzën për të kaluarën e kryebashkiakut të ri të Shkodrës.

    Ishte Izmira Ulqinaku, ish-deputetja demokrate, që në emër të PD-së i drejtoi një pyetje Valdrin Pjetrit: “A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk di gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?”.

    Sipas të dhënave të publikuara nga PD të sistemit TIMS, Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010-n, ndryshe nga sa ka deklaruar ai.

    Lidhur me akuzat e PD-së, paraditen e sotme Pjetri u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali, ndërsa tha se ka shkuar disa herë, por nuk ka pasur asnjë problem.

    Deklarata e plotë:

    Pra Vladrin Pjetri eshte kapur sot ne nje genjeshter te trashe, duke u perpjekur te mashtroje qytetaret e shkoderes.

    Ne vend te genjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje ketyre pyetjeve:

    1. Pse i ndërpreve studimet në itali, ku qëndrove vetëm një vit?

    2. Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur ne Itali në periudhën 2002- 2010?

    3. A je arrestuar dhe a je denuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?

    4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?

    5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshire bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?

    6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

    Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë”.

    Në përfundim të deklaratës së tyre, PD  rikonfirmon se Pjetrin nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut dhe se Rama nuk e shpëton dot.

    “Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, perfaqesuesin e klanit kriminal te Rilindjes ne Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të dekriminalizimit. Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe  kriminelë të tjerë të sojit tënd”./Tiranapost.al

    Valdrin Pjetri i përgjigjet akuzave të PD: Nuk jam arrestuar ndonjëherë, jam i hapur për verifikim

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post