• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Një tjetër lulishte i shtohet kryeqytetit


    Tiranës i është shtuar edhe një tjetër lulishte. Këtë herë punonjësit e Bashkisë janë duke transformuar pjesën afër Bankës së Shqipërisë e cila është mbuluar nga balta. Tashmë është arritur që të largohen papastërtitë si dhe të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve për transformimin e  kësaj pjese mjaft të frekuentuar nga qytetarët.

    Kjo hapësirë e gjelbër do të shërbejë jo vetëm për banorët e pallateve përreth, por edhe për qytetarët e shumtë që kalojnë aty gjatë ditës pasi përkon edhe me  stacionin e autobusit për disa nga linjat e transportit publik urban. Plehrat dhe balta i ka lënë vend tashmë bimëve të reja dekorative të cilat janë mbjellë, ndërsa shumë shpejt pritet që të vendosen edhe lulet. /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]