Aktualitet

Një tjetër linjë low cost vjen në Tiranë. Destinacioni i verës, Oslo...

Një tjetër kompani ajrore low-cost do t`i bashkohet flotës së aeroportit Nënë-Tereza. Ishte Wizz Air që u bashkua me fluturimet e saj low cost, tani është kompania norvegjeze, Avinor që ka njoftuar se, destinacioni i ri Tiranë-Oslo do të jetë një prej itinerareve më të reja të kompanisë. Ndërsa udhëtimet e tjera do të jenë drejt Italisë dhe Spanjës.

Por duhet t’ju themi diçka, kjo linjë do të operojë vetëm gjatë sezonit veror. Fluturimet nga Oslo drejt Tiranës do të fillojnë prej datës 29 qershor, dhe do të përfundojnë më 11 gusht.

Ndërkohë linja Wizz Air do nisë fluturimet low cost edhe nga Londra për në Tiranë./ Copyright Tiranapost.al