Aktualitet

Një tjetër kufomë në breg të detit

Çfarë po ndodh? Një tjetër trup i pajetë është gjetur në breg të detit paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Paraditen e sotme rreth orës 10:55 në bisht-Pallë, patrulla e kufirit ka konstatuar një kufomë të seksit mashkull rreth 40-45 vjeç. Ende nuk dihet emri i viktimës.

Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Sipas policisë nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Blutë po hetojnë për të zbardhur ngjarjen në fjalë./ Copyright Tiranapost.al