• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Një sqarim për bananen 120 mijë dollarëshe në muze, që e hëngri vizitori


    Vitin e shkuar, në 50 vjetorin e revistës “New York” u përzgjodhën artistë për të krijuar vepra që do të paraqiteshin në trajtën e një kopertine. Fotografia e një bananeje të ngjitur në mur ishte kryefjala kësaj jave.

    Nëse jeni mësuar të blini një banane për rreth 50 lekë, nuk është rasti: kjo banane kushton 120.000 dollarë!

    Instalacioni i çuditshëm u krijuar nga Maurizio Cattelan, po i njëjti që u përfol për tualetin me flori 18 karatësh që vendosi në pallatin Guggenheim në 2016-n.

    Por mesa duket, aq e pati edhe banania. Një artist, David Datuna, e hoqi atë nga muri i Art Basel në plazhin e Majamit dhe e hëngri duke habitur të gjithë të pranishmit. Është konfirmuar se nuk do të ketë pasoja ligjore, ndërsa sa për bananen, u vendos një tjetër.

    “Performancë arti prej meje. E dua Maurizio Cattelan dhe vërtetë më pëlqen ky instalacion. Është shumë i shijshëm”, shkroi David, ndërsa më pas sqaroi për mediat: “Nga ana konceptuale, unë hëngra konceptin e bananes”.

    Artisti italian që i shkoi mendja te kjo vepër ka bërë të ditur se është art konceptual. “Cattelan po mendonte për një skulpturë që ka formën e bananes. Sa herë që udhëtonte merrte një banane me vete dhe e varte në dhomën e hotelit për t’u frymëzuar. Ai bëri disa modele me bronz apo të lyer me bronz, derisa erdhi me idenë e një banane të vërtetë”, sqaroi galeria në fillim të hapjes./ Burimi Vulture/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post