• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    ‘Një shtëpi plot me djem’. Kampioni i notit prezanton më të voglin e familjes


    Për kampionin e notit në Lojërat Olimpike Michael Phelps dhe gruan e tij ish-Miss Kaliforninë Nicole erdhi djali i tretë. Tre vjet pas djalit të parë e 18 muaj pas djalit të dytë, pra thënë ndryshe çdo 1 vit e gjysmë, çifti është bekuar me djalë. Dhe ata janë vetëm 34 vjeç.

    “Familja me pesë vetë. Një shtëpi plot me djem”, shkruan kampioni në instagram në kornizën familjare. Ai nuk i kurseu fotot e shkrepura në maternitet të të pestëve bashkë.

    Më i vogli quhet Maverick dhe që tani është i preferuari i dy vëllezërve.

    *Ky post u përshtat nga People dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690