Aktualitet

Një shqiptar dyshohet të jetë infektuar nga koronavirusi

Një shqiptar dyshohet të jetë infektuar nga koronavirusi

Dyshohet se një nga personat e prekur nga koronavirusi në Amerikë është shqiptar. Autoritetet amerikana nuk e konfirmojnë, por burime nga televizioni Klan tregojnë se personi është me origjinë shqiptare, me pasaportë britanike.

Sipak Klan, personi që është diagnostikuar me virusin që ka shkaktuar 132 viktima dhe mbi 4000 të infektuar në disa vende të botës, por numri më i madh në Wuhan të Kinës, ku shpërtheu virusi është me orgjinë nga veriu i Shqipërisë, me kombësi kosovare.

Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Ëuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.

Burri rreth të dyzetave, prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Ëuhanit në Kinë. Sipas mediave amerikane, ai shënon edhe rastin e tretë të prezencës së virusit ne Shtetet e Bashkuara.

Burri ishte ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos është identifikuar nga mjekët e instaluar në aeroport me virus, pasi ra menjëherë në koma, kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.

Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos, shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk rrezikon jetën.

Deri më tani, në Shqipëri nuk konfirmohet asnjë rast shqiptari që ka qëndruar në Kinë dhe është kthyer të jetë i prekur nga koronavirusi. Në Rinas dhe porte detare janë vendosur pika mjekësore kontrolli intensiv. / Linku origjinal./ Tiranapost.al. 

https://youtu.be/_ysrKpbcjUo