Kosova

Një shitës kikirikësh me ëndrra të mëdha; Njihuni me djaloshin që preku zemrën e gazetarit

Një shitës kikirikësh me ëndrra të mëdha; Njihuni

Rrugët e Prishtinës i kemi parasysh, por ndoshta jo të gjithë mund të kenë vënë re një djalë 15- vjeç që shet kikirikë.

Por Al Jazeera i ka kushtuar vëmendje. Përmes një dokumentari për biznesmenët dhe politikanët e Kosovës si dhe disa njohuri për Kosovën. Rrjeti ballkanit ka sjellë në vëmendje edhe djalin i cili ka bërë një bisedë të këndshme duke folur për përvojat e tij, jetën dhe ëndrrën e madhe të shumëpritur për tu bërë realitet….

Al Jazeera shkruan se Ardian Ruhani e fliste shumë mirë gjuhën angleze për shkak të turistëve dhe dëshirës së tij për të mësuar. Ai ka treguar se shiste kikirikë për të ndihmuar familjen por me sa para mund të ndihmosh familjen me shitjen e disa kikirikëve

shitesi

Megjithatë, ai vetë thotë se shet dhe mer edhe bakshishe. “Nganjëherë më japin 20 euro e më thonë të shkoj në shtëpi sepse të rri këtu nuk është mirë për mua”.

Ardiani shton se ka patur raste që ka fituar 350 euro nga shitja e kikirikëve në vendin e tij, Kosovë. “Nuk e di saktësisht se sa para bëj në ditë, por për Krishtlindje kam bërë 350 euro”, thotë ai për Al Jazeera.

I pyetur nëse paratë ia dërgon familjes së tij, ai thotë se ja jep lekët babait sepse kështu mund të ndihmojë dhe të mbrojë familjen edhe pse ai thekson se babai nuk ja ka kërkuar kurrë këtë gjë. Biznesi dhe futbolli janë dy profesionet që djaloshi dëshiron t’i ushtrojë në të ardhmen.

“Dua të bëhem biznesmen i mirë apo të luaj futboll. Dhe nëse shkoj diku larg Kosovës dua t’i ndihmoj vëllezërit”.